Futboll

18 tituj dhe vetëm 24 vjeç, Coman si askush tjetër

Nëntë kampionate të fituar në tetë sezone në moshën 24-vjeçare! Ky është rekordi i pabesueshëm i Kingsley Coman, anësori francez që fitoi titullin e tij të pestë radhazi në Bundesligë me Bayern Munich.

Që kur firmosi kontratën e tij të parë si profesionist, në kampionatet kombëtarë ka patur vetëm triumfe: në vitrinën e tij të titujve personalë janë dhe dy tituj kampionë me PSG dhe Serie A me Juven.  Koman fitoi titullin e tij të parë në Ligue 1, kur në stol ishte Carlo Ancelotti, edhe pse me fanellën e Paris Saint Germain atë sezon luajti vetëm tre minuta. Sezonin pasardhës dy prezenca në fushë për një total prej 36 minutash dhe vjen titulli i dytë në moshën 18-vjeçare.

Më pas transferimi me parametra zero në Torino, ku fitoi Serie A dhe sezonin tjetër kaloi në Bundesliga, ku vazhdon të fitojë trofe me Bayern Munich. Në total, në vitrinën  e tij janë 18 trofe, 2 tituj të Ligue 1, një Superkupë Franceze, një Kupë e Ligës në Francë, dy Serie A, një Kupë Italie, një Superkupë e Italisë, 5 Bundesliga, 2 Kupa të Gjermanisë, 3 Superkupa të Gjermanisë. Por, nuk mbaron këtu, duke qenë se Bayern këtë edicion është ende në garë për Kupën e Gjermanisë dhe Champions League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë