Inter ka vënë në shënjestër dy emra të nivelit të lartë; Achraf Hakimi dhe Gabriel Jesus. Anësori maroken është jashtëzakonisht i kërkuar. Në pronësi të Real Madrid, i huazuar tek Borussia Dortmund, mbrojtësi nuk ka ndërmend të kthehet në Spanjë pa qartësinë e një vendi si titullar e edhe pse menaxheri i tij i ka mohuar kontaktet me Inter, drejtuesit zikaltër po mundohen të kuptojnë nëse është e mundur të sjellin Hakimin në Milano. Çmimi është i lartë, 50 milionë, por Inter pret thesarin lidhur me shitjen e Lautaros.
Gabriel Jesus është emri perfekt për të marrë vendin e lënë bosh nga argjentinasi. Edhe Juventus, në muajt e kaluar, kishte nisur të studionte terrenin, pavarësisht se City ka ndërmend ta mbajë fort duke rritur pagesën e brazilianit në 7 nga 5 që fiton ai aktualisht në vit. Edhe në këtë rast, megjithatë, gjithçka varet nga mundësia për të shpenzuar rreth 70 milionë euro për ta larguar nga Manchester. Padyshim që është e vështirë të hipotezohet, qoftë edhe me paratë e Lautaro-s, se Inter mund të arrijë të firmosë me të dy lojtarët, gjithnjë nëse nuk gjen një mënyrë për të evituar shifrën 120 milionë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




