Futboll

Në prag të rinisjes, një futbollist në Premier League konfirmohet me Covid-19

Një lojtar i Norwich City është një nga dy personat e rezultuar pozitiv me koronavirus pas raundit të fundit prej 1.200 testesh në prag të rinisjes së Premier League. Testet janë zhvilluar të enjten dhe të premten, ditën që Norwich ka mundur në miqësore ekipin e Tottenham Hotspur Stadium. Skuadra e Mourinhos, ka konfirmuar se nuk ka asnjë lojtar pozitiv në teste e ka shpjeguar se lojtari i Norwich nuk “ka patur kontakte të afërta” me skuadrën e tij.

Lojtari, të cilit nuk i është bërë publik emri, do të izolohet për shtatë ditë. Premier League do të rifillojë me dyer të mbyllura në 17 qershor. Norwich, i fundi në klasifikim, do të debutojë kundër Southampton të premten në 19 qershor. Në total janë 16 rastet pozitive në 8.687 teste të kryera mes klubeve të Premier League.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë