Me 80 ndeshje, 69 gola dhe 30 asist me fanellën e Paris Saint-Germain, nuk mund të thuash që eksperienca e Neymar në Paris ka qenë zhgënjyese. Braziliani, 28 vjeç ndihet në periudhën më të mirë të karrierës së tij: logjike dëshira për të fituar tituj që ti përgjigjen kualitetit të tij, ku Ligue 1 i rri ngushtë. O’Ney nuk shkoi në Paris për të fituar kampionatin francez (as Psg nuk e bleu për këtë). Transferimi prej 222 milionëve në 2017 ka vetëm një qëllim, Champions League.
Imponimi në Europë nuk është i lehtë edhe për skuadra me kapacitete të mëdha ekonomike: shembulli është Manchester City, që nuk i bëri punë as ardhja e Guardiolas. Por nëse të paktën kampionët anglezë kanë arritur deri në gjysmëfinale, Neymar nuk e bëri Paris Saint-Germain të shkonte kurrë as në katër më të mirat e Europës. Dy dalje të parakohshme në 1/8, e kanë bindur Neymar të kërkojë shitjen në verë. Zemra e brazilianit rreh akoma për Barcelonën: e ka kuptuar se gaboi të largohej nga Leo Messi, Luis Suarez e MSN, tredhëmbëshi ofensiv më i fortë i pasluftës.
Dhe kalimi i turnit kundër Borussia Dortmund nuk është i mjaftueshëm, për më tepër me dy gola të shënuar në dy ndeshje. Arritja deri në çerekfinale për Psg duhet të jenë objektivi minimal i çdo fushate europiane. E di edhe Neymar, që vazhdon të kërkojë shitjen, ku sipas lajmeve të fundit nga Katalonja, i ka rrëfyer shokëve të skuadrës se do të kthehet tek Barcellona, pavarësisht se parisienët janë gati ta mbulojnë me ar. Por paratë janë problemi i fundit: O’Ney dëshiron të fitojë Champions si protagonist e për ta bërë ka nevojë për garanci, të cilat PSG po i kërkon dhe Barça tashmë i ka.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




