Futboll

Rritet numri i të prekurve, pandemia mbyll kampionatin edhe në Maqedoninë e Veriut

Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut deklaroi përfundimin e sezonit të këtij viti për shkak të pandemisë se koronavirusit. Diçka e ngjashme, ashtu si në Francë dhe disa vende të tjera evropiane. Në një komunikatë për shtyp, liga e futbollit maqedonas deklaroi se të gjitha klubet votuan unanimisht për faktin se nuk kishte asnjë perspektivë për të përfunduar sezonin e këtij viti.

“Duke ndjekur gjendjen shëndetësore në vendin tonë, veçanërisht në ditët e fundit dhe situatën me testet pozitive me Covid 19 të konfirmuara te disa futbollist te Renova dhe Shkëndija dhe më pas procesi i vetë-izolimit, Këshilli Drejtues solli vendim ta ndërpretë sezonin garues 2019/20 në Ligën e Parë.”, thuhet në komunikatën e FFM-së.

Drejtuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për këtë vendim kanë njoftuar UEFA-n. Kampionati maqedonas  u pezullua më 11 mars, ndërsa Vardar e mbylli këtë sezon në vend të parë, ku në 23 ndeshje arriti 46 pikë, 10 më shumë se Sileks.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë