Futboll

Në Danimarkë lind stadiumi i parë Drive-In

Në Danimarkë ka nisur countdown për rifillimin e futbollit të luajtur. Brenda fundit të muajit do të rinisin kampionati e Kupa e Ligës. Natyrisht gjithçka me dyer të mbyllura, por me një risi. Për ti lejuar tifozëve të “ndjekin” nga afër ndeshjet, Midtjylland ka gjetur një ide gjeniale: të instalojë jashtë stadiumit një ekran gjigant për ti lejuar mbështetësve të tyre të rregullt të shohin ndeshjen në modalitetin drive-in.

Një gjetje që u bë menjëherë realitet. Në faqen e tyre në internet, në fakt, klubi ka nisur procedurën për ti lejuar abonentëve të tyre prenotimin falas të vendeve të makinës në parkingun e “MCH Arena” duke nisur nga 1 qershori. Në Danimarkë lind kështu stadiumi i parë Drive-In.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë