Futboll

Manchester City, apeli në KAS kundër përjashtimit mes 8 e 10 qershorit

Apeli i Manchester City kundër skualifikimit për dy vjet nga kupat e Evropës vendosur në 14 shkurt, do të diskutohet në KAS, mes  8 në 10 qershor. Klubi anglez është skualifikuar nga UEFA për thyerjen e rregullores së Fair Play Financiar dhe rrezikon të përjashtohet nga Champions League në sezonin e ardhshëm. Nuk është e qartë nëse dëgjesa do të mbahet në Gjykatë apo përmes lidhjes video. Nuk është fiksuar një kalendar në lidhje me verdiktin e mundshëm, që duhet të mbërrijë përpara se skuadrat angleze  të hyjnë në short për sezonin e ardhshëm të Champions.

Ankimimi ishte njoftuar nga klubi i Citizens menjëherë pas komunikimit të dënimit nga UEFA. City, duke u shprehur i zhgënjyer por jo i befasuar nga njoftimi i bërë nga Dhoma Gjykuese në UEFA, kishte lëshuar një komunikatë në të cilën pretendonte se do të ndiqte një gjykimi të paanshëm sa më shpejt të ishte e mundur për këtë arsye, së pari, do të fillonte procedurat në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë