Mbledhja e ekzekutivit UEFA parashikuar për në 27 maj, shtyhet për në 17 qershor, zyrtarisht për motive formale, që do të thotë vonesa e disa qyteteve në konfirmimin e gatishmërisë së tyre për të pritur Evropianin e zhvendosur: çështje impenjimesh organizativë që i mbivendosen atyre futbollistike. Këtu përfshihet Mynihu, Kopenaghen (në garë për organizimin e 3 fazave të Tour de France 2021) dhe Amsterdam (do të presë Festivalin e Muzikës Elektronike dhe një festival të rëndësishëm teatral, midis fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut të vitit të ardhshëm ).Ndërkohë, Italia dhe federatat e tjera në vonesë për rifillimin do të kenë pak më tepër kohë (deri në 17 qershor) për të komunikuar tek UEFA datat, formatin (përfshirë hipotezën playoff) dhe modalitetin e përfundimit të kampionateve. Sidoqoftë, më mirë duhet pritur, dhe kështu organizmi qeverisës i futbollit evropian, me presidentin Aleksander Ceferin, në ekzekutivin e ardhshëm do të diskutojë planin B për të thjeshtuar formulën aktuale të Kupave në rast të vonesave të mëtejshme. Edhe pse mbetet shpresa që të arrihet të kompletohet Champions dhe Europa League pa ndryshuar formulë.
HIPOTEZA CHAMPIONS
Do të luhen rregullisht katër kthimet e 1/8 të mbetura pezull, pastaj nisin ndryshimet: çerekfinalet me ndeshje teke plus Final Four në Stamboll, me dy gjysmëfinalet në garë teke dhe finale në harkun e katër ditëve. Totali i ndeshjeve: 11 e jo më 17. Natyrisht të gjitha me dyer të mbyllura. Ideja është ajo për të zhvilluar ndeshjet teke të çerekfinaleve në shtëpinë e klubit me koeficientin më të mirë të UEFA. Kjo zgjedhje do të penalizonte Atalantën, 50-ta në renditje e kështu pas gjithë rivalëve të mundshëm, pjesërisht edhe Napolin (gjithnjë nëse kalon Barcelona), 16-ta në renditje dhe vetëm para bergamaskëve dhe Leipzig. Për sa i përket Juventus (5), nëse kalon Lion do të luante jashtë nëse do të përballej me Real, Atletico, Barca ose Bayern, që janë përpara në renditje; në Torino në gjithë rastet e tjera, duke qenë e pozicionuar më mirë edhe se Manchester City dhe PSG. Formula e ndeshjeve unike në shtëpinë e atij që ka koeficientin më të mirë do të përfshihet edhe në raundet pareleminatore verore të nevojshme për të hyrë në kupa sezonin e ardhshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




