FC Seul ka kërkuar menjëherë falje publike, për faktin se vendosi kukulla seksi në vendet bosh të poltronave të stadiumit, në rastin e ndeshjes së të dielës në kampionatin e Koresë së Jugut, e fituar 1-0 kundër Gwangju. Në logo dalloheshin SoloS, një kompani lojërash erotike…

Edhe pse ka shprehur “keqardhjen e sinqertë” për çështjen, klubi ka specifikuar se bëhet fjalë për manekinë, jo për kukulla që fryhen, duke cituar sigurinë e dhënë nga prodhuesi i manekinëve, të vëna në tribunë për të krijuar “një element zbavitje”. Deklarata e klubit megjithatë nuk ka sqaruar përse ka vendosur të furnizohet nga një kompani që prodhon kukulla që fryhen ose përse të gjithë manekinët kishin fytyra femërore.

“Ndjejmë keqardhje për shqetësimin e shkaktuar te tifozët dhe publiku, por synimi ynë ishte të argëtoheshim disi, në këtë situatë pasi stadiumet ishin bosh dhe situate prej pandemisë nuk lejonte prezencë publiku “ thuhet në njoftimin e FC Seoul.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




