Futboll

Caceres: Pozitiv me Covid-19 për dy muaj pa e ditur

Martin Caceres është një nga lojtarët pozitivë me Covid-19 tek Fiorentina. Rrëfimin e ka bërë vetë lojtari uruguaian, tani që më e keqja kaloi pas tamponit që rezultoi negativ, pas kontrollit të fundit: “Pa e ditur, kam patur koronavirus për dy muaj – ka zbuluar ai -. Pata simptoma mes 8 e 15 marsit: ndërsa stërvitesha në shtëpi ndjeva diçka në mushkëri. Tani jam si i ri”. Nga gjashtë rastet pozitivë mes lojtarëve e stafit, ka mbetur ende një në kampin e Fiorentinës.

Pas simptomave të para në mesin e marsit, klubi e detyroi të futej në izolim: “Më thanë të futesha në karantinë e se do të largohej pas rreth 20 ditësh, por ndoshta virusi ishte dashuruar pas meje. Dje tamponi më doli negativ. Jam si i ri”.

Dy muaj më pas, frika ka kaluar për Caceres, por makthi ende jo plotësisht për Fiorentinën. Ka mbetur një rast pozitiviteti në klubin viola, nga gjashtë që ishin në total javën e kaluar, tre futbollistë (aktualisht negativë) dhe tre anëtarë të stafit tekniko-sanitar. Ky është përfundimi i dalë nga tamponet e kryera dje nga skuadra, anëtarët e stafit dhe disa drejtues të Fiorentinës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë