Futboll

La Liga, do të luhet çdo ditë me dy fasha orari

Beteja e gjatë mes dy organizatave kryesore futbollistike spanjolle, ajo për oraret dhe ditët e ndeshjeve, duket se ka ardhur në fund. Liga dhe Federata kanë gjetur një marrëveshje, që duhet të ratifikohet përpara një gjykatësi, që parashikon ndeshje çdo ditë, përfshirë të hënën, në dy fasha orari: në orën 20 për zonat më të freskëta dhe në 23 për qytetet ku klima është më e nxehtë, duke qenë se La Liga do të rifillojë në qershor.

Luis Rubiales, presidenti i Federatës spanjolle, gjithmonë ka qenë kundër ndeshjeve të luajtura të hënën, sepse e ka konsideruar ditën e parë të javës të përshtatshme për nevojat e spektatorëve, por në një futboll me duar të mbyllura, ky shqetësim nuk ka më kuptim.

Limiti i fiksuar për secilën skuadër midis ndeshjeve është 72 orë. Nëse do të zbresin në fushë të hënën, ndeshja e ardhshme nuk mund të luhet përpara të enjtes. Ky organizim do ta lejojë që La Liga të mbyllë sezonin brenda 29 korrikut, kufiri i fiksuar nga UEFA për të qenë në gjendje të luajnë ndeshjet e fundit të kupave evropiane të sezonit aktual.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë