Jeta e Nicklas Bendtner jashtë fushës vazhdon të diskutohet, edhe tani që lojtari është pa skuadër prej muajsh dhe që duket një hap larg lamtumirës. Ish-sulmuesi i Arsenal dhe Juventus ka rrëfyer një nga momentet e tij të errëta gjatë një reality show danez: “Kam luajtur shumë poker në jetën time. Kam luajtur shpesh edhe kundër profesionistëve, që kur isha 19 vjeç – ka rrëfyer danezi – Sa para kam humbur? Vështirë të kesh një shifër, por do të thosha rreth 6 milionë euro. Nuk do thosha se kam patur një problem me lojërat e fatit, kam qenë gjithnjë në gjendje ta kontrolloja. Sidoqoftë, një natë në Londër, gjërat dolën jashtë kontrollit e mund të kishte përfunduar shumë keq…”.
Mes konflikteve me shokët dhe gjobave për drejtim të makinës në gjendje të dehur, karriera e Bendtner është karakterizuar nga episode kontroverse dhe shumë madje, aq sa mbahet mend më shumë për to, sesa për ato që ka shfaqur në fushë. Në 2018 danezi u dënua me 50 ditë burg pasi sulmoi një taksist duke i thyer nofullën.
Problemet me pokerin, të paktën ato, duket sikur janë vetëm një kujtim i keq: “Pas asaj ngjarje në Londër kam luajtur vetëm me pak para – ka shpjeguar – Mblidheshim me disa miq e vinim rreth 12 paund secili për të luajtur…”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




