Ne rrjet

Uber, shoferët duhet të bëjnë selfie për të provuar se kanë vendosur maskë

Një teknologji e re për të verifikuar që shoferët dhe korrierët kanë vendosur maskat dhe pajisjet mbrojtëse. Kjo është iniciativa e marrë nga Uber për t’u përballur me emergjencën e koronavirusit . “Sot, ndërkohë që qytetet dhe njerëzit po fillojnë ti i kthehen jetës normale, ne duam të investojmë më tej në masa të rëndësishme për t’i ndihmuar të gjithë të përdorin Uber në mënyrë të sigurt,” tha drejtori i Përgjithshëm i grupit, Dara Khosrowshahi.

Teknologjia e re Mask Verification, që do të zbatohet nga e hëna 18 maj deri në fund të qershorit, nevojitet për të verifikuar nëse shoferët dhe korrierët vendosin maskën dhe pajisjet mbrojtëse para se të fillojnë turnin. Parashikohet që para përdorimit të aplikacionit, shoferët dhe korrierët të realizojnë një selfie. Nëse nuk shfaqen me maskë në syrin e kamerës, nuk do të jenë në gjendje të lidhen me aplikacionin, dhe për rrjedhojë nuk do të jenë në gjendje të punojnë. Prania ose mungesa e maskës gjithashtu do të kontrollohet edhe nga reagimi i klientit: rastet e përsëritura të shkeljeve do të çojnë në anulimin e profilit të punonjësit.

Në nivel global, kompania ka parashikuar 50 milion dollarë të përdoren për pajisje mbrojtëse, duke përfshirë më shumë se 7 milion maska ​​për shoferët dhe korrierët në Evropë. Secili shofer përfiton 25 maska, dezinfektues të duarve dhe doreza, për një total prej 50 mijë maskash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë