Futboll

Alarm në Turqi, 8 raste pozitivë te Beshiktashi

Shtohet alarmi për koronavirusin në futbollin turk. Pas rasteve që u shfaqën në orët e fundit në një klub të serie B, Erzurumspor BB, infektimet arrijnë në Super Lig. Beshiktashi, skuadër e Stambollit dhe një nga më të rëndësishmet në Turqi, ka njoftuar se tetë nga anëtarët e vet kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, pa specifikuar nëse bëhet fjalë për lojtarë apo staf teknikë të klubit.

Në një komunikatë zyrtare, mjeku i ekipit, Tekin Kerem Ulku sqaron se testet janë kryer mbi të gjithë punonjësit e klubit. Rasti rrit më tej alarmin për rifillimin e kampionatit, caktuar për në 12 qershor.

11 mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit, ndërkohë, kanë rezultuar pozitivë tek Erzurumspor BB: bëhet fjalë për katër futbollistë, pesë punonjës, një anëtar i stafit teknik e një drejtues. Të gjithë janë dërguar në spital dhe janë vënë në izolim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë