Futboll

Pas takimit me presidentët, FSHF vendos që Kategoria e Parë të rifillojë më 7 qershor

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar ditën e sotme një takim me presidentët e klubeve të Kategorisë së Parë, me të dyja grupet përkatëse ku u diskutua mbi rifillimin e garës për këtë ligë.

Kjo iniciative e FSHF-së u drejtua nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku i cili i sqaroi të pranishmit me komunikimet e deritanishme me përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe detaje në lidhje me protokollin që do të përdoret. Drejtuesit e klubeve morën përsipër zbatimin e tij në praktikë.

Gjatë takimit u shpjegua dhe kalendari që duhet të ndiqet ku dhe u dakortësua që kampionati për këtë kategori të rifillojë në datën 7 qershor 2020. Ky takim erdhi një ditë pasi Federata e Futbollit dhe presidentët e Kategorisë Superiore ranë dakord që gara e tyre të rifillojë me 3 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë