Futboll

Premier League në rrezik, lojtarët nuk pranojnë të kthehen në fushë

Qeveria angleze është shprehur qartësisht. Futbolli profesionist mund të rinisë prej 1 qershorit dhe data më e mundshme për të nisur Premier League pas karantinës duket se 12 qershori. Por jo gjithçka shkon sipas planit. Dhe jo vetëm sepse 8 klube nuk janë dakord. Tani edhe lojtarët kanë dalë kundër. Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, disa prej lojtarëve më të famshëm kanë lajmëruar klubet e tyre se nuk kanë ndërmend të rinisin stërvitjen.

Rifillimi në Angli është fiksuar të hënën më 18 maj, sipas protokollit të përcaktuar: stërvitje në grupe të vogla në distancë. Një zgjidhje që mesa duket nuk ka gjetur pëlqimin e shumë lojtarëve, të cilët kanë shprehur qartësisht si në publik ashtu dhe te drejtuesit pakënaqësitë rreth rikthimit përpara se gjendja e Covid-19 të normalizohet.

Më herët, Kryeministri britanik Boris Johnson zyrtarizoi rinisjen e sportit profesionist, me kushtin që të respektohet protokolli prej 60 faqesh dhe që ndeshjet të luhen me dyer të mbyllura “për një kohë të gjatë” .


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë