Ashtu siç parashikohej, qeveria ka aprovuar stërvitjet kolektive për futbollin. Ministrat Speranza dhe Spadafora kanë shpërndarë një deklaratë të përbashkët në të cilën japin dritën e gjelbër për seancat stërvitore në grup, por me kujdes të madh. “Mendimi i kërkuar nga Qeveria mbi protokollin e prezantuar nga FIGC është shprehur nga Komiteti Teknik Shkencor dhe konfirmon linjën e maturisë të ndjekur deri më tani nga ministritë kompetente. Indikacionet e Komitetit, të cilat konsiderohen të rrepta dhe detyruese, do t’i transmetohen Federatës për rregullimet e nevojshme të Protokollit në mënyrë që të lejojë rifillimin e sigurt të stërvitjeve duke filluar nga 18 maj”.
Pasi është arkivuar çështja e stërvitjes në grup, tani mbetet në tryezë për tu përcaktuar rifillimi i mundshëm i kampionatit. Po, sepse të dy aspektet, sado të lidhura, nuk janë domosdoshmërish pasuese: rikthimi tek seancat në grup nuk do të thotë dritë jeshile për Serinë A. Për momentin, në fakt, nuk ka ende një datë për rikuperimin, edhe nëse ideja është kthimi në fushë në fundjavën e 13-14 qershorit.
Edhe nëse fillon, kampionati duket se do të vazhdojë pa tifozë të paktën deri në përfundim të vitit kalendarik, me klubet që duhet të bëjnë llogaritë me mungesën e të ardhurave për shkak të biletave e abonimeve. Për të dhënë një ide për shkallën e humbjeve, vetëm për 12 ndeshjet e fundit e 4 rikuperimet e sezonit në vazhdim, humbja llogaritet mes 75 e 95 milionë euro. Këtyre mund ti shtohen edhe humbjet e muajve të parë të sezonit pasardhës. Në 2021, ndoshta, gjithçka mund të kthehet në normalitet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




