Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB) i ka dhënë miratimin pesë zëvendësimeve të propozuara nga FIFA për të përballuar lodhjen fizike që mund të shkaktojë ‘maratona’ e ndeshjeve që do të jenë të nevojshme për të përfunduar kampionatet. Është modifikuar përkohësisht Ligji 3. Modifikimi hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm.
Për kompeticionet që kanë filluar ose do të fillojnë, por që duhet të përfundojnë brenda 31 dhjetorit 2020, IFAB ka aprovuar propozimin e Federatës ndërkombëtare për të përfshirë një modifikim të përkohshëm të Ligjit 3, që do të lejojë maksimumi pesë zëvendësime për skuadër. Sidoqoftë, për të shmangur ndërprerjet e lojës, çdo ekip do të ketë vetëm tre mundësi për të bërë zëvendësime; kur mund të bëhen gjithashtu me kohë të pjesshme. Ndryshimi i përkohshëm hyn në fuqi me efekt të menjëhershëm dhe u vendos pasi ndeshjet mund të luhen në një periudhë të kufizuar në kushte të ndryshme atmosferike, të cilat mund të ndikojnë në mirëqenien e lojtarëve.
Vendimi për këtë modifikim do të mbetet në dorë të Ligave, ndërsa IFAB e FIFA do të përcaktojnë në një fazë të mëvonshme nëse ky ndryshim i përkohshëm do të shtrihet edhe për kampionate që përfundojnë në 2021. Në lidhje me kompeticionet në të cilat është implementuar sistemi VARkëto kompeticione mund të mos e përdorin sistemin në bazë të vendimeve të organizatorëve të turneve. Sidoqoftë aty ku do të përdoret VAR, të gjithë rregullat dhe protokolli, mbeten në fuqi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




