Pas një “odiseje” shkresash në lidhje me rihapjen e futbollit, është caktuar që këtë të shtunë në orën 10:30 të mbahet takimi mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Ministrisë së Shëndetësisë për të nisur punën për hartimin e një protokolli të sigurisë higjieno-sanitare.
Në shkresën zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i ka dërguar ministrisë, bëhet e ditur se ky grup do të përbehet nga Dr. Gianluca Stesina, mjek sportiv, përgjegjës i Departamentit Mjekësor në FSHF, Dr. Mel Ostreni, mjek sportiv, KF Kukësi, Dr. Arjana Sina, mjeke imazherist, FSHF. Gjithashtu do të jetë prezent edhe vetë Ilir Shulku për të treguar gatishmërinë e administratës. Ndërkohë emrat e grupit të punës të Ministrisë së Shëndetësisë do të mësohen nesër.
Një nga pikat që do diskutohet ditën e nesërme, është ajo se kush do ti sponsorizojë tamponët e nevojshëm për të diagnostikuar lojtarët, pasi jo të gjitha klubet janë të afta për të paguar. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku në një prononcim për Supersport ka theksuar se data e kampionatit lidhet ngushtë me datën se kur do të nisë stërvitja, minimalisht 10 ditë pas nisjes së stërvitjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



