Futboll

Mposhti Covid-19, Rugani në stërvitje: Mjafton një top për të qenë i lumtur

Daniele Rugani ishte lojtari i parë në Serie A që rezultoi pozitiv me Covid-19. Ishte data 11 mars dhe tani, pas gati dy muajsh, ka lënë pas makthin duke u kthyer të stërvitet në Continassa.

Një moment i bukur për të, një emocion  i veçantë të kthehesh të godasësh topin dhe italiani e ka shfaqur gjithë gëzimin e tij në rrjetet sociale: “Ka disa gjëra që nuk mund të ndryshojnë. Mjafton një top për të qenë të lumtur, edhe në këtë moment”. Një mënyrë e bukur për të rinisur nga e para për mbrojtësin e bardhezi.

https://www.instagram.com/p/B_5UB2Iq74_/

Familja Rugani përjetoi një moment vërtet të vështirë. Lojtari i Juventusit, ishte i pari te Juventus dhe në Serinë A që doli pozitiv me Koronavirus. Pas tij, edhe e fejuara e mbrojtësit, Mikela Persiko, gazetare dhe prezantuese, rezultoi po ashtu pozitive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë