Futboll

Në Botërorin 1994, komplot kundër Argjentinës dhe Maradonës

Një histori që vazhdon të shkaktojë debat edhe pas gati 26 vjetësh. Diego Maradona i gjetur pozitiv pas Argjentinë-Nigeri ka krijuar gjithnjë dyshime të atyre që e kanë parë si një ndërhyrje të FIFA për të ndëshkuar zërin jashtë korit të “Diez”. Për ti kthyer polemikat ka menduar Abel Balbo, ish-sulmuesi i kombëtares Albiceleste. “Ishte hera e parë që një infermiere hyri në fushë për të zgjedhur një lojtar për kontrollin antidoping”.

Sulmues i asaj Argjentine, me një të kaluar të gjatë në kampionatin italian, Balbo ka shtuar gjatë intervistës së dhënë për TNT Sports: “Ajo që i ndodhi me Diegon ishte një komplot. Ju krijonim bezdi dhe nuk mund ta lejonin që të bëheshim kampionë bote. Ishte gjithçka shumë e çuditshme.

Diego me ne ka qenë gjithnjë shumë i sinqertë e po zhvillonte një paraqitje shumë të mirë. Por e kërkuan dhe erdhën ta merrnin, bënë gjithë atë teatër. Koha na dha të drejtë. Të gjithë e panë se në FIFA kishte diçka të errët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë