Pas kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me rihapjen e futbollit, FSHF-ja ka kthyer përgjigje duke prezantuar përfaqësuesit e Grupit të Përbashkët të Punës, të përbërë nga tre specialistë.
Në shkresën zyrtare që Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, i ka dërguar ministrisë, bëhet e ditur se ky grup do të përbehet nga Dr. Gianluca Stesina, mjek sportiv, përgjegjës i Departamentit Mjekësor në FSHF, Dr. Mel Ostreni, mjek sportiv, KF Kukësi, Dr. Arjana Sina, mjeke imazherist, FSHF. Gjithashtu do të jetë prezent edhe vetë Ilir Shulku për të treguar gatishmërinë e administratës.

Më herët, Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer një përgjigje zyrtare, FSHF-së, pas letrës së dërguar nga këta të fundit, ku ka treguar se do të ketë një rihapje graduale të aktiviteteve sportive, duke nisur fillimisht me stërvitjen e skuadrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




