Futboll

Rifillimi i futbollit, qeveria fton FSHF për bashkëpunim

Pas një “odiseje” të gjatë, më në fund duket se kemi një vendim për rifillimin e futbollit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka vendosur t’i japë një përgjigje organit më të lartë të futbollit në vend duke i shprehur gatishmërinë për bashkëpunim. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në një prononcim për “News24”, ka theksuar se sikundër çdo fushë e jetës, as futbolli nuk do të jetë i vetëm në luftën kundër koronavirusit.

Palët priten të ulen për të diskutuar dhe ngritjen e një grupi pune të përbashkët në ngritjen e protokolleve të sigurisë me synimin hapjen e aktiviteteve sportive, duke nisur fillimisht nga stërvitjen e skuadrave.

”Komiteti Teknik i Ekspertëve po punon për protokollet e posaçme për hapjen graduale të aktiviteteve sportive, sipas strategjisë së ri-hapjes të miratuar nga ky komitet. Në këtë kuadër do të vlerësonim bashkëpunimin tuaj për vijimin e hartimit të protokolleve të posaçme nëpërmjet krijimit të një Grupi të Përbashkët Pune. Jeni të lutur të dërgoni përfaqësinë tuaj për të finalizuar hartimin e këtyre protokolleve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë’’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë