Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj kërkon të largohet këtë verë dhe tashmë vendimin e tij ia ka bëre të ditur klubit, duke i konfirmuar zyrtarisht se nuk ka ndër mend të rinovojë me napolitanët, por kërkon një aventurë të re. Agjenti i lojtarit ka sqaruar gjithçka në një prononcim për e “Radio Kiss Kiss Napoli”:
“Ne e kemi njoftuar Napolin, presidentin De Laurentiis, se nuk do ta rinovojmë kontratën. Vullneti ynë është që të largohemi. Ia kemi bërë me dije këtë gjë klubit 15-20 ditë më parë, tani është edhe në interes të Napolit të gjejë një zgjidhje për lojtarin, pasi kontrata e tij pritet të skadojë. Pastaj, në këtë merkato të çuditshme mund të ketë një mijë kthesa, kështu që gjithçka mund të ndryshojë rrjedhë. Megjithatë, ia kemi komunikuar vullnetin tonë De Laurentiis për t’i ndarë rrugët”.
Hysaj është pjesë e skuadrës italiane që prej vitit 2015.Mbrojtësit kuqezi i mbaron kontrata aktuale në qershor 2021 dhe ka një klauzole lirimi prej 50 milionë. Napoli do të jetë i detyruar ta shesë lojtarin e kombëtares shqiptare, pasi nuk mund të rrezikojë ta humbasë me parametra zero në fund të sezonit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




