Sulmuesi i Tottenham pothuajse ka përfunduar (mbaron në 8 maj) stërvitjen e detyrueshme ushtarake në vendin e tij Korenë e Jugut. Në kampin e marinsave në ishullin e Jeju, koreano-jugori ai është fotografuar për herë të parë me pushkë dhe helmetë (numri 136). Numri 7 i Spurs u përjashtua nga 2 vitet e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut falë fitores në Lojërat Aziatike të 2018, por nuk mund t’ui shmangej 544 orëve bazë në shërbim civil. Sapo të kthehet në Angli duhet të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

Të gjithë koreanët janë të detyruar të kryejnë 21 muaj shërbim ushtarak të detyruar përpara se të mbushin moshën 28-vjeçare, në të kundërt përballen me burgim. Futbollistët e tjerë koreanë si, ai i Swanseas Ki Sung-yeng, Park Ji-sung dhe Lee Young-pyo, i kanë bërë bisht detyrimit të tyre për të kryer shërbimin ushtarak, ose kanë përfituar reduktim të konsiderueshëm në të kaluarën, falë arritjeve të rëndësishme në fushën e lojës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




