Tjetër gjë është calciopoli dhe tjetër gjë është koronavirus. Ish-pronari i Inter, Massimo Moratti replikon ashpër me presidentin e Juventus Andrea Agnelli dhe ‘like’ që ai vendosi në postimin e një tifozi që nuk donte titullin në tavolinë, sepse Juve nuk është si Inter. “Ka një diferencë të vogël, atëherë bëhej fjalë për mashtrim, këtu është një virus që ka paralizuar botën”, ka thënë Moratti në një intervistë për Gazzetta dello Sport.
Moratti kujton etapat e Tripletës 2010, duke nisur nga 5 maji. Datë që në fakt të sjell në memorie atë ditë të mallkuar të 2002 për zikaltërit: “Asgjë nuk harrohet në futboll, ai 5 maj mbetet. Edhe pse pastaj Milito e bëri më pak të hidhur”. Titulli në Siena, mbrëmja e Madrid, por më parë ajo e Barcelonës. ‘’Në mënyrë emotive, Champions e fituam në Camp Nou, ndeshja më dramatike e jetës sime”.
Pastaj në intervistën për Gazzetta, Moratti nuk mund të mos fliste për Mourinho dhe rolin e tij, lamtumirën pas finales dhe meritat e Mancini (“Të shumta”). Ndërsa në fund ka folur edhe për aktualitetin, kampionatin që pritet tw rinisë dhe merkaton: “Titulli? Tani nuk është një prioritet. Ëndrra Tripleta e Juves? Tonën nuk na e merr dot askush. Lautaro? Mund të largohet nëse vjen Messi, jam dakord. Nëse Leo është i pamundur, në vend të Toro do të doja Dybala”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




