Më në fund. Tashmë është zyrtare: Paulo Dybala është shëruar. Argjentinasi, informon Juventusi nëpërmjet një komunikate zyrtare, “ka kryer testin e dyfishtë sipas protokollit me testet diagnostikuese (tamponë) për koronavirus-Covid-19: përgjigja ka qenë negative. Ndaj lojtari është i shëruar dhe nuk do t’i nënshtrohet më regjimit të autoizolimit në shtëpi”.
Një lajm i shkëlqyer ky pas njoftimit të 21 marsit për infektimin e tij. Prej disa javësh në fakt, gjendja e sulmuesit bardhezi ishte shumë e mirë. Njëkohësisht me njoftimin e klubit, edhe vetë Dybala ka shprehur gëzimin e tij me një mesazh në instagram: “Fytyra ime tregon gjithçka: më në fund i shëruar nga Covid-19. Në javët e fundit janë thënë shumë gjëra – shtoi Dybala – megjithatë tani më në fund mund të them që jam shëruar: faleminderit edhe një herë të gjithëve për mbështetjen e marrë dhe një inkurajim për ata që janë ende duke luftuar me virusin. Një përqafim të gjithë “
Një çlirim i vërtetë, pra, për Dybala, një nga tre të infektuarit në shtëpinë e Juves, së bashku me Rugani dhe Matuidi . Por ndryshe nga shokët e tij të skuadrës, Argjentinasi duhej të priste mbi një muaj e gjysmë para se të shërohej. Një karantinë e gjatë në shoqërinë e të fejuarës së tij Oriana, e cila gjithashtu rezultoi pozitive në 21 mars, por u shërua përpara Paulo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




