Futboll

Merkel jep ‘ok’, Bundesliga mund të rinisë në gjysmën e dytë të majit

Bundesliga mund të rifillojë sezonin në gjysmën e dytë të majit. Kancelaria Angela Merkel ka thënë po, pasi ka gjetur akordin me presidentët e Landeve të ndryshme. “Bundesliga mund të kthehet të luajë nga mesi i majit” ka njoftuar Merkel. “Nëse infektimi rritet, kufizimet rikthehen” ka paralajmëruar Kancelaria, duke folur jo vetëm për futbollin. Do të ketë edhe një lloj karantine për skuadrat, por nuk është e detyrueshme të zgjasë dy javë.

Federata gjermane ka organizuar një mbledhje në videokonferencë, nesër, me klubet që do të vendosin kohët e rifillimit, ku do të flitet edhe për Kupën e Gjermanisë. Nuk është vendosur ende nëse do të rifillojnë me javën e 26 me derbin e Ruhr.

“Ne morëm një vendim të arsyeshëm dhe kemi parë që masat e sigurisë janë të forta”, ka thënë presidenti i Bavarisë, Markus Soeder, në konferencë për shtyp. “Por lojtarët të respektojnë rregullat, kush i shkel ato do të paguajë pasojat. Rregullat vlejë për të gjithë, madje edhe për ata që fitojnë shumë. Nuk mund të bëjmë autogol siç i ndodhi ditët e kaluara një lojtari të Hertha”, ka thënë Soeder duke iu referuar video skandalit të Kalou.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë