UEFA ka nisur procedurat për rimbursimin e biletave të shitura për Evropianin e vitit 2020, i shtyrë për në verën e 2021-it për shkak të pandemisë. Kërkesat duhet të bëhen nga data 14 deri në 26 maj dhe bëhet fjalë vetëm për ato bileta që nuk mund të përdoren nga blerësit. Ndërkohë për ata që kërkojnë të konfirmojnë biletat për vitin 2021, nuk do të jetë e nevojshme asnjë procedurë: biletat do të mbeten të vlefshme.
Procedura e rimbursimit- e cila do të kryhet në të njëjtën kartë krediti nga e cila është bërë blerja- do të nisë brenda qershorit, pas mbylljes së portalit për rimbursimin e biletave. Nëse karta do të jetë e skaduar, rimbursimi do të bëjhet nëpërmjet një transferte bankare.
Pas konfirmimit të kalendarit të ri për ndeshjet të 2021, nëse blerësi i biletës nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në turneun e shtyrë, do t’i jepet një tjetër mundësi nga UEFA të kthejë biletat dhe të rimbursohet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




