“Nuk është e drejtë që Barcelona të fitojë La Liga, Reali ishte më i fortë”. Një mesazh i fortë dhe i qartë ai i Thibaut Courtois, portieri i Real Madrid dhe kombëtares belge, në një intervistë për televizionin publik belg.
“Jemi vetëm dy pikë larg nga katalanasit dhe mund të jemi kampionë”, ka shpjeguar Courtois. “Nuk do të ishte e drejtë nëse do t’ia japin fitoren Barcelonës. Në ndeshjet direkte kemi fituar dhe barazuar. Është ndryshe rasti i Liverpool në Premier, me shumë pikë diferencë. Por ne kemi vetëm dy. Do të më pëlqente të mbaroj kampionatin, mungojnë 11 ndeshje”, tha ai.
“Do të vizitohemi për të mësuar nëse e kemi patur apo jo Covid-19. Kështu, në teori, javën e ardhshme mund të shkojmë individualisht në qendrën teknike të Real në Valdebebas, por kjo nuk do të thotë se mund të stërvitemi. Varet nga vendimet e klubit dhe të qeverisë. E vetmja gjë e sigurtë është se këtë javë do të vizitohemi”, tha portieri.
“Frika nuk është fjala e duhur – saktësoi Courtois – Unë vazhdoj të shoh fëmijët e mi. Nëse ende nuk jam infektuar, mund të ndodhë në të ardhmen dhe të infektoj edhe të tjerë. Ka raste njerëzish të rinj të infektuar kështu që sigurisht që jam i shqetësuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




