Alarmi vjen nga Spanja dhe nga një raport i mjekëve të Barcelonës. Sipas të përditshmes iberike As ekziston një shqetësim i madh në klub për shëndetin e lojtarëve të tyre. Këtë herë nuk bëhet fjalë për koronavirus, por rrezikun e lartë të dëmtimeve në rast se aktiviteti rinis pas këtyre dy muajve të gjatë ndalese.
Parashikimet më optimiste tregojnë mundësinë e pësimit “nga pesë në dhjetë dëmtime” gjatë muajit të parë të ndeshjeve. Raporti vendos theksin në mënyrë të veçantë në punën parandaluese gjatë fazës së rehabilitimit “në muskujt e pasëm të kofshës dhe në artikolacione”.
Ekzistojnë motive të ndryshme për të arritur në një parashikim kaq pesimist: një periudhë prej dy muajsh mbyllje me pasoja të paevitueshme në formën fizike, stërvitje e pamjaftueshme për shkak të protokollit të vendosur nga Liga, mungesa e miqësoreve. Por edhe pak kohë në dispozicion për të rikuperuar lodhjen nga njëra ndeshje në tjetrën – flitet për maksimumi 72 orë dhe temperaturat e larta. E gjitha kjo e rënduar edhe për shkak të sforcimit mendor, që do të jetë e përqendruar në fazat vendimtare të kampionatit e Champions të përqendruar në dy muaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




