Futboll

Stadiume neutrale larg zonave urbane, zbardhet plani për rinisjen e Premier League

Ka zgjatur tre orë e gjysmë mbledhja online e 20 klubeve të Premier League, që kanë përsëritur qëllimin për të përfunduar sezonin aktual. Nëse Qeveria do të japë aprovimin javën e ardhshme, ideja është ajo për të nisur stërvitjet në 18 maj e kampionatin në 12 qershor.

Nëntë javët e mbetura të Premier League do të luheshin me dyer të mbyllura dhe në fushë neutrale: me kërkesë të forcave të rendit do të zgjidhen stadiumet që janë të pozicionuara larg zonave urbane, siç është impianti i Manchester City, Arsenal apo West Ham.  Premier League është e pezulluar që nga 13 marsi, pak orë pas njoftimit për pozitivitetin e teknikut të Arsenal, Mikel Arteta.

Janë 92 ndeshje për t’u luajtur. Jo vetëm për shkak të presionit nga FIFA, por edhe për paratë e shumta në lojë, sidomos nga të drejtat televizive: Rifillimi i futbollit mbështetet më së shumti mbi shqetësimet ekonomike – në rast anulimi të turneut do të ‘’digjen’’ 1290 miliardë euro, të lidhura me këstin e fundit të drejtave TV -, në një vend ku industria e topit është më e pasura dhe ku bllokimi i kushton cilitdo nga 20 klubet e Premier 10 milionë euro në javë. Një goditje e rëndë edhe për futbollin e pasur anglez, i gjunjëzuar si të gjithë të tjerët nga koronavirus.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë