‘Duam ti dedikojmë këtë titull të kampionit të Francës në Ligue 1 2019-2020 të gjithë personelit mjekësor dhe heronjve të tjerë të përditshëm impenjimin dhe punën e palodhur të cilëve e admirojmë prej javësh. Kuptojmë, respektojmë dhe mbështesim vendimet e marra nga Qeveria franceze për të ndaluar kampionatin. Shëndeti, si ka thënë gjithnjë qeveria, duhet të jetë prioriteti ynë”. Kështu është shprehur presidenti i Psg Nasser Al-Khelaifi pas zyrtarizimit të ndalimit të Ligue 1 dhe dorëzimit të titullit kampion skuadrës parisiene, për të nëntën herë kampione e Francës.
“Dua të falënderoj lojtarët, trajnerin, personelin sportiv e mjekësor dhe të gjithë punonjësit e klubit për punën e tyre të jashtëzakonshme– thuhet në mesazhin e Al-Khelaifi – Ky trofe shpërblen angazhimin e tyre të përditshëm. Në këto kohë të vështira, shpresoj që kjo të sjellë lumturi e shpresë për të gjithë tifozët tanë. Mbështetja e tyre e vazhdueshme i lejon klubit të ecë gjithnjë përpara. I falenderoj ngrohtësisht”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




