Gati 4 milionë sterlina për një total prej 26 mijë tamponësh me kosto 150 pound njëra, për tu kryer dy herë në javë, në secilën nga 20 skuadrat e Premier: është ky protokolli mjekësor për rinisjen e kampionatit anglez, në 13 e 14 qershor sipas të dhënave të fundit. Gjithsesi duhet pritur data 1 maj kur do të përcaktohet protokolli shëndetësor.
Në Angli të gjithë aktorët e kanë me nxitim. Janë kthyer në stërvitje tre skuadrat londineze – Arsenal, Tottenham e West Ham – dhe Brighton. Skema, për të gjithë, është ajo e punës në grupe me rotacion. Për seancat kolektive, duhet pritur 18 maji, por vendimin do ta marrë qeveria javën e ardhshme: karantina dhe gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri në 7 maj.
Premier League është e pezulluar që nga 13 marsi, pak orë pas njoftimit për pozitivitetin e teknikut të Arsenal, Mikel Arteta. Pandemia ka shkaktuar 21.092 viktima në Mbretërinë e Bashkuar. Rifillimi i futbollit mbështetet më së shumti mbi shqetësimet ekonomike – në rast anulimi të turneut do të ‘’digjen’’ 1290 miliardë euro, të lidhura me këstin e fundit të drejtave TV -, në një vend ku industria e topit është më e pasura dhe ku bllokimi i kushton cilitdo nga 20 klubet e Premier 10 milionë euro në javë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




