Pentagoni ka publikuar zyrtarisht sot tre video të shkurtra që tregojnë prezencën e objekteve të ajrore të paidentifikuara (UFO), duke ngritur mundësinë që të mos jemi të vetëm në univers.
Videot tregojnë se objekte të panjohura fluturuese në formë disku që lëvizin me shpejtësi ndërsa regjistrohen nga kamerat infra të kuqe. Dy nga videot tregojnë edhe disa ushtarë amerikanë që reagojnë të frikësuar nga shpejtësia me të cilën lëvizin objektet.
Marina më parë pranoi vërtetësinë e videove në shtator të vitit të kaluar. Ata po i publikojnë zyrtarisht tani, "në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publiku nëse pamjet që kanë qarkulluar ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video", tha zëdhënësi i Pentagonit Sue Gough.
Sidoqoftë, Luis Elizondo, ish-drejtuesi i programit të klasifikuar për jetën jashtë Tokës i tha “CNN” se ai personalisht beson se "ka prova shumë bindëse që ne mund të mos jemi të vetëm".
"Këto objekte fluturuese po shfaqin karakteristika që aktualisht nuk janë brenda inventarit të SHBA dhe as në ndonjë vendi në Tokë për të cilin ne jemi të vetëdijshëm," tha Elizondo për objektet që ata hulumtuan. Ai thotë se dha dorëheqjen nga Departamenti i Mbrojtjes për shkak të sekretit që rrethon programin dhe kundërshtimin e brendshëm për financimin e tij.
Marina amerikane ka nxjerre tanimë udhëzime zyrtare për mënyrën sesi pilotët e saj mund të raportojnë kur besojnë se kanë parë UFO të mundshëm.
Videot u publikuan për herë të parë në mars të vitit 2018 nga një kompani e bashkëthemeluar nga ish-muzikanti Blink-182 Tom DeLonge që thotë se studion informacione rreth fenomeneve ajrore të panjohura.
Një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuar tha CNN se ai lëvizte në mënyrë që nuk mund ta shpjegonte.
"Ndërsa u afrova me të ... ai u largua me shpejtësi në jug, dhe u zhduk në më pak se dy sekonda," tha piloti David Fravor. "Kjo ishte jashtëzakonisht e papritur, ai lëvizte si top ping-pongu".
Pentagon ka studiuar më parë regjistrimet e takimeve ajrore me objekte të panjohura, si pjesë e një programi të klasifikuar që u hap me urdhër të ish-senatorit Harry Reid nga Nevada. Programi u lançua në vitin 2007 dhe përfundoi në vitin 2012, sipas Pentagonit, sepse ata vlerësuan se kishte përparësi më të larta që kishin nevojë për fonde.
Elizondo tha të hënën se ishte "i lumtur" që Pentagoni lëshoi zyrtarisht videot, por tha se këto video vetëm gërvishtnin sipërfaqen e hulumtimeve dhe materialeve të disponueshme që zotëronte pentagoni.
Dhe disa anëtarë të Kongresit janë ende të interesuar për këtë çështje. CNN shkruan se disa senatorë kishin mbajtur një konferencë të klasifikuar me zyrtarë të marinës për objektet fluturuese të paidentifikuara, verën e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.