FIFA ka propozuar rritjen nga 3 në 5 numrin maksimal të zëvendësimeve në funksion të një rinisje të mundshme të kampionateve. Objektivi i organizmit më të lartë futbollistik botëror është ai për të mbrojtur lojtarët, duke i dhënë atyre mundësi më shumë për të pushuar dhe duke minimizuar rrezikun e dëmtimeve, duke qenë se rinisja, nëse do të ndodhë, me siguri do të jetë me ritme shumë të larta, me tre ndeshje në çdo tre ditë dhe në muajt më të nxehtë të vitit. Propozimi duhet të aprovohet nga IFAB (organi që merret me rregulloret) dhe vendimi përfundimtar i takon ligave kombëtare.
FIFA, në një komunikatë të shpërndarë nga Reuters, specifikoi gjithashtu se zëvendësimet do të ndodhin sidoqoftë në vetëm tre momente gjatë ndeshjes, plus atyre të mundshme gjatë pushimit të ndeshjes. Nëse një skuadër do të dojë të arrijë të zëvendësojë 5 lojtarë në 90 minuta lojë, do të jetë e nevojshme të kryejë dy zëvendësime të dyfishta. Një zëvendësim i gjashtë do të bëhet vetëm në kohët shtesë.
Në komunikatë, FIFA afirmon sidoqoftë se “futbolli duhet të rinisë vetëm nëse qeveritë dhe autoritetet shëndetësor do të thonë se është absolutisht e sigurtë dhe jo e dëmshme për shërbimet shëndetësore”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




