Drejtimi i një ekipi nga tavolina e punës është një operacion historikisht i ndërlikuar, aq më shumë akoma nëse mendohet se në botën e futbollit imponohet ai që investon më shumë, ku shifrat janë shumë të larta. Rasti më i fundit është natyrisht ai i Zlatan Ibrahimovic. Pak javë përpara se të vendoste të kthehej tek Milan, sulmuesi suedez bleu 50% të aksioneve të Aeg Sweden, një kompani që zotëron aksionet e Hammarby. Një vendim që nuk i pëlqeu aspak tifozëve të Malmo FC, rivali historik me të cilët Ibra filloi karrierën. Pasojat i vuajti statuja e dedikuar për sulmuesin, që u shkatërrua në ditët e para të 2020. Nuk është një rastësi, që gjatë emergjencës koronavirus, Ibrahimovic është stërvitur me skuadrën e tij, në pritje të vendimit për rifillimin e Serie A.

Duke qëndruar në Evropë dhe duke folur për sulmuesit e mëdhenj, nuk mund të mos flitet për ‘fenomenin’ Ronaldo: ish-lojtari i Inter, Real dhe kampion bote me Brazilin zotëron mazhorancën te Real Valladolid, klub i Ligës spanjolle, nga shtatori 2018. Duke i besuar stolin Sergio Gonzalez, arkitektit të ngjitjes nga Segunda Division, klubi i Castiglia e Leon ka bëre një paraqitje pozitive në sezonin e parë të presidencës së Ronaldos, para pezullimit të turneut, renditej në vendin e 15 katër pikë avantazh nga zona e rënies. Pak vite më parë Ronaldo kishte provuar të ‘’ngjallte’’ pa sukses Fort Lauderdale Strikers, skuadër e ligës amatore amerikane.

Pikërisht në Shtetet e Bashkuara kërkon të konfirmohet një tjetër protagonist i rëndësishëm i futbollit të pak viteve më parë, David Beckham: Anglezi krijoi Inter Miami CF, klub që ka debutuar tashmë në Major League Soccer përpara pezullimit nga pandemia, edhe pse në dy ndeshjet e luajtura mori dy humbje. Në ligat amatore të Amerikës gjejmë San Diego 1904 FC, e themeluar nga Eden Hazard dhe Demba Ba. Rasti i veçantë është ai i Kallon FC , një nga klubet kryesore të Sierra Leone i themeluar … nga Mohammed Kallon, ish lojtari i Interit. Një rast me të vërtetë unik, në të cilin dashuria ndaj klubit është bere njësh me një vetëbesim të veçantë: Kushedi nëse dikush nga emrat e mëdhenj të lartpërmendur do ti shkojë në mendje të emërtojë klubin qe ai zotëron nën emrin e tij.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




