Chelsea nuk do të imponojë reduktim pagash për lojtarët e tij, siç rekomandohet nga Premier League, por i ka kërkuar lojtarëve të bëjnë bamirësi gjatë kësaj emergjence për shkak të koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur klubi londinez me një komunikatë në faqen zyrtare në internet. “Për momentin – është shkruar në komunikatë – nuk do të ketë reduktim të pagave dhe klubi i ka kërkuar lojtarëve të përqendrohen në mbështetjen e kauzave të bamirësisë”.
Klube të shumta, përfshirë Arsenalin, Southampton, West Ham dhe Watford, kanë njoftuar marrëveshje me lojtarët e tyre javët e fundit për një reduktim ose shtyrje të pagave të tyre. Sipas shtypit anglez, Chelsea kishte planifikuar fillimisht të shkurtonte pagat me rreth 10%, një shifër e ulët në krahasim me 30% të rekomanduar nga Premier League. “Objektivi ishte gjetja e një marrëveshje– vazhdoi klubi – me qëllim për të ruajtur punën për të gjithë personelin, të kompensojnë mbështetësit dhe të marrin pjesë në aktivitetet për kauza të mira. Jemi mirënjohës për ekipin që ndihmoi në mbështetjen e klubit në komunitetin e tij dhe në aktivitetet e bamirësie, veçanërisht përmes .PlayersTogether i cili mbështet Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë”.
Ky operacion, i iniciuar nga lojtarët e Premier League në fillim të këtij muaji, synon të grumbullojë dhe shpërndajë fonde në organizatat bamirëse në mbështetje të shërbimit shëndetësor. Ndërsa vetë Permier League ka rënë dakord të japë mbi 140 milionë euro për ligat e ulëta, si dhe 20 milionë euro për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




