Futbolli do të rikthehet. Bundesliga e Gjermanisë do të jetë liga e parë madhore evropiane që do të rifillojë në mesin e pandemisë së koronavirusit, pasi 36 klubet në dy divizionet më të mira kanë vendosur për të rifilluar më 9 maj. Një dokument i publikuar nga federata gjermane ka paraqitur mënyrën sesi futbolli mund të kthehet i sigurt mes krizës së koronavirusit, si lojtarët do të stërviten dhe luajnë ndeshjet, si dhe çfarë ndodh nëse dikush kontrakton Covid-19 para se të përfundojë sezoni.
Lojtarët mund të jetojnë në hotelet e ekipit ose në shtëpi, por seksi dhe puthja është i ndaluar nëse ata ose partnerët e tyre shfaqin simptoma të virusit. Ndeshjet do të luhen pas dyerve të mbyllura me maksimum 322 persona të lejuar brenda dhe përreth stadiumeve për ndeshjet e Bundesligës dhe 270 për ndeshjet e nivelit të dytë: 126 persona brenda dhe rreth fushës, ku janë të përfshirë edhe lojtarët, trajnerët, mjekët, stacionet televizive dhe kapësit e topave; 113 persona të autorizuar që të ulen në tribunë, duke përfshirë edhe një shërbim sigurie të reduktuar dhe disa gazetarë. Nëse funksionon në Gjermani, atëherë do të japë një shtysë e madhe për kthimin e futbollit edhe në vendet e tjera.
E gjithë skuadra do të testohet para seancave stërvitore, pastaj dy herë në javë deri në fund të sezonit, njëra prej të cilave është pak para fillimit të ndeshjeve. Lojtarët duhet të jenë rigoroz me higjienën personale dhe në ruajtjen e distancës sociale atëherë kur u duhet të dalin nga shtëpitë me patjetër. Udhëtimet me autobus stadium-hotel-stadium do të bëhen dy herë ose nëse ekziston mundësia, me dy ose më shumë autobusë. Vaktet nuk do të konsumohen në formën e vetëshërbimit. Ato të përgatiten nga stafi i hotelit (në varësi të menusë së zgjedhur) dhe do të lihet mbi tavolina të cilat nuk do të përbëhen më shumë se 2 lojtarë me një distancë rreth 3 metra. Kur vaktet të jenë konsumuar, gjithçka do të lihet mbi tavolinë dhe asgjë nuk do të preket nga lojtarët.

Bisedat private duhet të shmangen për të mbajtur distancën. Të dy skuadrat nuk do të qëndrojnë në tunel në të njëjtën kohë, dhe gjithashtu nuk do të ketë fëmijë që shoqërojnë lojtarët, foto të ekipit dhe shtrëngime duarsh. Ekipet nuk duhet të qëndrojnë së bashku me njëri-tjetrin. Ekipet duhet të kenë hotelin e tyre, me hyrje dhe ashensor të veçantë, për të shmangur kontaktin me vizitorët e tjerë të hotelit dhe mbajtjen e distancës prej dy metrash mes tyre. Temperaturat në dhomat ku do të qëndrojnë lojtarët do të jenë mbi 21 gradë dhe lagështira nuk të jetë as më pak dhe as më shumë se 50-60%. Lojtarët do të udhëzohen të qëndrojnë brenda sa më shumë që të jetë e mundur, të presin sa më pak vizitorë, dhe gjithashtu të shmangin turmat nëse ata dalin jashtë pa përdorur transportin publik duke ruajtur distancën prej dy metrash. Ata duhet të mbajnë një procesverbal të anëtarëve të familjes dhe të dhënat e tyre të sigurisë. Atyre do t’u thuhet gjithashtu që të shmangin puthjet ose seksin me partnerët të cilët po shfaqin simptoma dhe të mos ndajnë furçat e dhëmbëve, peshqirët, pjatat, pijet ose çarçafët. Por nuk do të ketë nevojë që ata të mbajnë maska përveç nëse kur njerëzit vizitojnë ose ata vijnë në kontakt të mundshëm me një person të infektuar. Lojtarët do të duhet të kolliten dhe teshtijnë të paktën dy metra larg njëri-tjetrit dhe. Ata gjithashtu do të dezinfektojnë sipërfaqet rregullisht.

Nëse dikush teston pozitiv, nuk është e nevojshme që i gjithë ekipi të futet automatikisht në karantinë. Sidoqoftë, lojtari i infektuar duhet të izolohet nga familja e tij dhe anëtarët e ekipit të tij për 14 ditë nga fillimi i simptomave. Ata gjithashtu do të duhet të qëndrojnë në dhoma të ndryshme nga familjarët, të flenë në shtretër të veçantë dhe të vendosin një maskë për fytyrën. Mjeku i klubit do të informohet dhe informacioni do të dërgohet në federatë, gjithçka në mënyrë anonime. Lojtari që rezulton pozitiv do të duhet të izolohet nga familja e tyre dhe anëtarët e ekipit për 14 ditë pas fillimit të simptomave. Rikthimi i tij do të vendoset nga klubi. Gjithçka vetëm që Bundesliga të rifillojë dhe të mbyllet sezonin 2019-20.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




