Ligat kryesore pritet të luajnë pa tifozë gjatë muajve të ardhshëm, ndoshta deri në vitin 2021. Për të rikrijuar atmosferën, kompania Herzenswerk është duke zhvilluar në Gjermani një aplikacion të quajtur MeinApplaus, të cilin tifozët e futbollit mund ta përdorin. Bëhet fjalë për një teknologji revolucionare e cila do t’i bëjë tifozët të ndjehen më afër lojtarëve, pavarësisht faktit që ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura.
Vetëm të abonuarit e ekipeve respektivë, do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin gjatë ndeshjes. Ata do të kenë mundësinë të zgjedhin një nga katër opsionet: duartrokitje, vërshëllima, këngë të ndryshme ose festime kur bëhet gol. Sa më shumë tifozë që të shtypin butonin , aq më shumë do të dëgjohet në stadium .
Është një mënyrë për të inkurajuar tifozët të ndjekin ndeshjen në TV dhe në aplikacion. Në këtë formë lojtarët do të kenë mundësi të dëgjojnë përkrahjen e tifozëve të tyre edhe pse nuk do të jenë të pranishëm fizikisht. Viktor Mraz, zhvilluesi i këtij projekti, tashmë është takuar me disa klube të Bundesliga të cilët parimisht kanë rënë dakord, megjithëse duhet të pritet miratimi eiFederatës Gjermane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




