Infektimi nga Covid-19 ka riprogramuar datat e kampionateve të ndryshme, me Federatat që, në marrëveshje me mjekët dhe politikën, po punojnë për një fillim të ri. Ja si është situata në kampionatet elitare të kontinentit.
BUNDESLIGA (9 javë për të luajtur)
Federata gjermane ka njoftuar tashmë se dëshiron të rifillojë në 9 maj, natyrisht me dyer të mbyllura me të gjitha masat shëndetësore të rastit: maksimumi 300 persona brenda impianteve me të gjithë ritualet me të cilat jemi mësuar (hyrja në fushë me fëmijët, shtrëngim duarsh) të anuluara. Skuadrat janë kthyer në stërvitje prej kohësh, me Wolfsburg që hapi siparin në fund të marsit.
PREMIER LEAGUE (9 javë për të luajtur)
Në 1 maj pritet takimi mes klubeve për të vendosur: mazhoranca kërkon të rifillojë me kampionatin rreth mesit të qershorit me stërvitjet që do të fillonin në 18 maj. Shpresohet të mbyllet përpara javës së parë të gushtit, edhe pse është FA Cup (faza çerekfinale) që i ndërlikon gjërat.
LIGA (11 javë për të luajtur)
Stërvitjet individuale ose në grupe të vogla pritet të rinisin në 4 maj, një javë më vonë seancat e plota për tu kthyer të luhet në javën e tretë të qershorit. Federata spanjolle tashmë ka deklaruar se, në rast të ndalesës përfundimtare, do të vlejë klasifikimi aktual: një hipotezë që duhet marrë parasysh duke parë përplasjet për rikthimin të sindikatës së futbollistëve.
LIGUE 1 (9 javë për të luajtur)
Në Francë situata është më kaotike: kalohet nga propozimi i Rivere (presidenti i Nizza) për të rifilluar pas verës dhe të përafrojë sezonin 2021/22 me vitin kalendarik, tek pozicioni i Ligës që shpreson të rifillojë ndeshjet më 17 qershor për të mbyllur kampionatin në 25 korrik, duke rifilluar sezonin e ri një muaj më vonë. Sindikata e lojtarëve, megjithatë, proteston për, ndërsa protokolli mjekësor-shëndetësor që klubet duhet të ndjekin nuk është përcaktuar ende.
EREDIVISIE (9 javë për të luajtur)
Federata holandeze “nuk ka ndërmend të vazhdojë” sezonin në Eredivisie, pasi Qeveria zgjati ndalimin e eventeve të rëndësishme deri në 1 shtator për shkak të koronavirus. Prandaj shkohet drejt ndalimit përfundimtar të sezonit 2019/20. Klubet e Eredivisie do të takohen të premten “për të diskutuar pasojat ” e vendimit, ndërsa fushat e stërvitjes do të hapen “në kushte të rrepta sigurie” në mënyrë që lojtarët të rinisin punën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




