Në kohën e pandemisë së koronavirusit shumë futbollistë janë solidarizuar dhe kanë dhuruar para për të ndihmuar vendet respektive në luftën kundër virusit. Por ka nga ata që nuk duan t’ia dinë fare për këtë, siç është rasti i Emmanuel Adebayor, ish-sulmuesi i Arsenalit që tashmë luan në Paraguai. Bomberi nga Togo, një personazh jo i zakonshëm, me histori të shumta skandalesh, ku ndër të tjera ka deklaruar se ka tentuar të vrasë veten, është kritikuar në vendin e tij pasi ka zgjedhur të mbyllë portofolin, duke mos i ndihmuar bashkëqytetarit:
“Për ata që më akuzojnë se nuk bëj donacione. Është e vërtetë që nuk bëj donacione dhe kjo është diçka shumë e thjeshtë. Unë bëj çfarë të dua, ha çfarë dua dhe kjo për mua kjo është gjëja më e rëndësishme. Do të ketë njerëz që do të më kritikojnë që nuk kam hapur një fondacion në Lomé dhe kjo duket sikur COVID-19 e kam sjellë unë, por nuk është aspak kështu. Kjo është një situatë shumë e pafat por është kështu në të gjithë vendin”.
Adebayor, justifikon vendimin e tij në krahasim me atë të kolegëve të tjerë afrikanë, të cilët kanë qenë gjithmonë aktivë kur behët fjalë për bamirësi: “Nëse dëshironi, mund të më krahasoni me Didier Drogba ose Samuel Eto’o, por për fat të keq unë nuk jam Didier Drogba ose Samuel Eto’o. Unë jam Emmanuel Sheyi Adebayor dhe gjithmonë do të bëj atë që dua ”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




