Protokolli i Federatës Italiane të Futbollit për të rinisur kampionatin i përpiluar nga komisioni tekniko-shkencor, parashikonte mes të tjerash edhe përdorimin e një numri shumë të madh të tamponëve për testimin e futbollistëve dhe stafeve teknike. Të gjithë këto teste do të duhet të përsëriten gjatë javëve për të mbajtur situatën nën kontroll e kjo implikon edhe një çështje etike: është e drejtë të destinohen për futbollin një pjesë të tamponëve që për momentin mungojnë për qytetarët në rrezik e punonjësit shëndetësorë?
Një çështje sa ekonomike aq edhe etike në këtë periudhë të vështirë për një nga vendet më të prekura nga koronavirus. Kjo është arsyeja pse federata po mendon të dhurojë pesë tampon për çdo të tillë të përdorur. Sipas asaj që raporton Corriere dello Sport, Federata Italiane i ka kërkuar klubeve një tjetër sforco, ku fillimisht ishte menduar të dhuroheshin dy tamponë. Në këtë mënyrë, futbolli italian ka dhënë një mesazh të qartë solidariteti për të gjithë italianët, në një moment të vështirë për vendin.
Nga ana tjetër qeveria kërkon të marrë kohë dhe do t’u kërkojë 12 përbërësve të komisionit mjekësor shkencor të FIGC të prezantojnë një protokoll të dytë sanitar. Shqetësimi kryesor lidhet me respektimin e modaliteteve të grumbullimeve që duhet të jenë të blinduar të paktën për 15 ditë. Mungesa e përfshirjes së mjekëve të 20 klubeve e të federatës së mjekëve sportivë, krijon më shumë se një pakënaqësi edhe sepse përgjegjësia juridike e protokollit bie mbi mjekët e shoqërive që janë në të njëjtën kohë kontrolluesit dhe të kontrolluarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




