Futboll

Mos pështyni, lani duart dhe topi të dezinfektohet: starton kampionati i parë në Evropë

Në Ishujt Farore janë të lumtur. Jo vetëm sepse deri më tani, sipas të dhënave më të fundit të OBSH-së, nuk ka pasur asnjë viktimë prej koronavirusit (185 raste), por sepse ndërsa në Evropë po diskutojnë nëse duhet të nisin të luajnë apo jo, kampionati i ishullit që gjendet mes Skocisë, Islandës dhe Norvegjisë, do të jetë e para  mes federatave të UEFA-s që bën diçka të tillë: zyrtarisht më 9 maj fillon Formuladeildin. Me dy muaj vonesë por në kohë për të përfunduare një turne, atë të kryesor të vendit, me 10 skuadra që parashikon dorëzimin e titullit dhe dy skuadra të rrëzuara.

Protokolli është i njëjtë si në vendet e tjera dhe stadiumi i kryeqytetit Torshavan me 5 mijë vende duhet të mbyllë dyert. Në fushë nuk do të lejohen pështyrjet dhe shfryrja e hundëve. Për të pirë ujë, çdo kush duhet të ketë shishen e tij personale. Lojtarët duhet të lajnë duart para dhe pas ndeshjes, ndërsa do të dezinfektohet edhe topi para nisjes.

Çdo klub duhet të vendosë në dispozicion dy dhoma zhveshjeje për ço skuadër. Do të jetë një kampionat që pritet të sjellë gjallëri në këtë shtet të vogël ku ka më shumë dele sesa banorë (80 mijë kundrejt 50 mijë) dhe që për të shkuar deri aty duhet të udhëtosh me një kompanie ajrore lokale, që është në gjendje të përballojë erërat e forta gjatë uljes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë