Sipas një studimi të fundit, deri në 30 për qind të pacientëve me koronavirus, ka mundësi të mos zhvillojnë antitrupa të mjaftueshëm për t’u ofruar atyre mbrojtje nga një valë e dytë infeksionesh.
Të gjithë tregojnë çdo ditë shifrat dhe rezultatet e testimit, por ekspertët kanë paralajmëruar disa herë se testet e ndryshme, si ato serologjike që po përdoren pothuajse në të gjithë botën, mund te mos i identifikojnë saktësisht antitrupat dhe nuk është ende e qartë se çfarë mbrojtje kërkojnë qelizat imune.
Studiuesit nga universiteti Fudan në Kinë zbuluan se gati një e treta e pacientëve që ata testuan kishin nivele të ulëta të antitrupave koronavirus, e kështu nuk mund të krijonin imunitet kundrejt një infektimi të ri. Sa më i lartë të jetë përqendrimi i antitrupave në plazmën e gjakut të dikujt, aq më i fortë do të jetë reagimi i tyre imunitar dhe mbrojtja ndaj një ri-infeksioni të ardhshëm me koronavirus.
Ka ende shumë pyetje mbi testet dhe saktësinë e tyre Anthony Fauci, pjesë e task-forcës në SHBA, tregoi se kemi një rrugë të gjatë përpara.
Studiuesit e universitetit Fudan ekzaminuan antitrupa në plazmën e gjakut e 175 pjesëmarrësve që ishin testuat pozitiv me COVID-19 dhe ishin shëruar dhe diagnostikimi dhe rikuperimi i tyre konfirmoi se shkencëtarët prisnin që këta pacientë të kishin edhe antitrupa të zhvilluar.

Pacientët pjesëmarrës, ishin nga mosha 15 deri në 85 vjeç dhe ata kishin nivele të ndryshme të antitrupave. Sipas studimit pacientët në moshë mesatare dhe të vjetër kishin një nivel më të lartë të antitrupave se sa pacientët e rinj.
Mesatarisht, pacientët kishin zhvilluar antitrupa brenda 10-15 ditëve nga infektimi, duke sugjeruar që brenda dy javësh, trupat e tyre po luftonin kundër sëmundjes dhe kishin zhvilluar njëfarë niveli imuniteti ndaj tij, por është shqetësues fakti se 30 për qind e pacientëve që u testuan kishin nivele shumë të ulëta të antitrupave. Shkencëtarët kanë deklaruar se nuk ka ende të dhëna te mjaftueshme për të ditur se sa antitrupa duhet të prodhojë një trup për të qenë imun ndaj koronavirusit, por që duhet të jenë shumë për të qenë imunë ndaj një vale të re infektimi.
Megjithëse përgjigjja e dobët e antitrupave në gati një të tretën e pacientëve mund të prishë planin e qeverive për të përdorur testet e antitrupave per të ndihmuar në zbutjen e masave. Ndërkohë që studiuesit thonë se duhet një studim edhe më i zgjeruar për të vërtetuar saktësisht idenë dhe për të marrë masat e nevojshme sa më parë./Daily Mail/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




