Futboll

Pranon ulje page, Neymar do rikthimin te Barcelona

Një ulje drastike e pagës vetëm për tu kthyer të veshë fanellën e Barcelonës. Është ajo që po reflekton Neymar i cili, sipas El Mundo Deportivo, në këtë momente po përballet me një prej zgjedhjeve më të ndërlikuara të karrierës së tij: nga njëra anë Paris Saint Germain, që mes rrogës e bonuseve i garanton mbi 50 milionë euro në vit, në tjetrën Blaugranat, skuadra me të cilën është më i lidhur e me të cilën ka marrë edhe kënaqësitë më të mëdha në karrierë, por që nuk i ofron dot më shumë se sa fitonte përpara largimit, ose më saktë diçka më shumë se 20 milionë euro.

Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja katalanase, Neymar është duke përfunduar vitin e tij të tretë të kontratës (nga pesë) me klubin parisien dhe së shpejti do të përballet me një zgjedhje. PSG është e gatshme ti ofrojë një rinovim prej 38 milionë euro në vit, të cilit i shtohet bonusi i pasur që e  përfiton si imazhi i National Bank of Qatar e që sot i rrit të ardhurat e tij vjetore në mbi 50 milionë. Barça, në anën tjetër, do ti garantonte projektin teknik që i pëlqen dhe në Katalonjë do të gjente miqtë Messi e Piqué, që insistojnë shumë për rikthimin e tij në shtëpi, që u përfol shumë edhe në 2019.

Por nëse do të bëhet, duhet të ndodhë këtë verë. Në 2021 do të jenë zgjedhjet presidenciale dhe Bartomeu kërkon brazilianin si njeriun marketing për rizgjedhjen. Përveç kësaj, kandidatët e tjerë si Victor Font , janë shprehur kundër rikthimit të tij. Nëse Neymar dëshiron të ndjekë ëndrrën e tij për të veshur ngjyrat blaugrana, duhet të marrë shpejt një vendim, sepse kriza ekonomike e diktuar nga pandemia e Covid-19 nuk premton shumë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë