Futboll

Dyfishohet numri i futbollistëve që vuajnë nga ankthi dhe depresioni

Depresioni, si pasojë e emergjencës që na ka detyruar të qëndrojmë në shtëpi, është një gjendje ankthi në rritje. Ndër rreziqet që lidhen me izolimin, ai psikologjik ishte fillimisht ndër më të nënvleftësuarit, por tani, pas dy muajsh, nuk mund të jetë kështu. Depresione dhe gjendja e ankthit në rritje po përfshijnë gjithnjë e më tepër sportistët. Kjo u zbulua nga një sondazh i kryer nga Fifpro (sindikata botërore e futbollistëve) dhe nga qendra mjekësore e Universitetit të Amsterdam: përqindja e lojtarëve profesionistë që shfaqin simptoma depresioni me përhapjen e koronavirus është dyfishuar.

Mes 22 marsit e 14 prillit, Fifpro dhe shoqatat e lojtarëve të kanë intervistuar 1.602 futbollistë profesionistë në vende që kanë aplikuar masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, si mbyllja në shtëpi, 1.134 lojtarë meshkuj, me një mesatare prej 26 vjetësh, e 468 lojtare femra, me një moshë mesatare prej 23 vjetësh. 22% e lojtareve e 13% të futbollistëve kanë shfaqur simptoma të një diagnoze depresioni. 18% e femrave e 16% e meshkujve kanë shfaqje të simptomave të ankthit të përgjithshëm. Në pjesën më të madhe të kërkimit shkencor, një numër më i lartë femrash në krahasim me meshkujt shfaq simptomat e depresionit dhe ankthit. Përqindja e lojtarëve që kanë shfaqur simptoma është dukshëm më i lartë mes atyre që shqetësohen për të ardhmen e tyre futbollistike.

Në një hulumtim identik të bërë në dhjetor e janar, përpara se shumica e kampionateve të pezulloheshin, duke intervistuar 307 lojtarë, rezultoi se 11% e lojtareve femra e 6% e meshkujve shfaqnin simptoma depresioni. Lojtarët ishin intervistuar në Australi, Belgjikë, Botswana, Danimarkë, Angli, Finlandë, Francë, Irlandë, Maltë, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Skoci, Afrika e Jugut, Zvicër e Shtetet e Bashkuara. Mbi 75% e lojtarëve të anketuar raportuan se kishin kërkuar mbështetje për shëndetin e tyre mendor. Shumica e shoqatave të lojtarëve në 16 vendet e anketuara ofrojnë mbështetje për lojtarët që kanë probleme me depresionin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë