Futboll

“E pamundur të luash me maskë, dukesh sikur mbytesh”

Në fushë me maska. Propozimi i virologut belg Van Ranst ka shkaktuar debate dhe një përgjigje negative i ka mbërritur nga Nicaragua, ku kampionati vazhdon rregullisht. “Është një propozim i parealizueshëm dhe absolutisht jashtë çdo logjike – ka komentuar lojtari uruguaian Bernardo Laureiro -, të luash me gojën të mbyllur është e padurueshme”. Laureiro është një nga të paktët lojtarë që është i detyruar të zbresë në fushë dhe pikërisht në formë proteste, kundër Diriangén, luajtën me maska në fytyrë.

“Ishte një makth. E bëmë fillimisht në shenjë proteste, por është në të vërtetë e pamundur– ka përsëritur mesfushori uruguaian -. Unë rezistova vetëm 15 minuta, pastaj mu desh ta hiqja maskën për të mos u mbytur. Të duket sikur nuk ke mjaftueshëm oksigjen dhe temperatura bëhet e padurueshme. Shkëmbimi i nevojshëm i ajrit mungon dhe ke ndjesinë që mushkëritë nuk arrijnë të marrin oksigjenin e duhur. E kuptoj nevojën për të studiuar masa që të mbrojnë shëndetin e lojtarëve por është e paimagjinueshme të luash me gojën të mbyllur “.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë