Futboll

La Liga fillon më 4 maj, shtohen pakënaqësitë te Barcelona

Mes dyshimeve dhe paqartësive, edhe La Liga spanjolle është gati të hartojë planin për rinisjen. Mes të hënës e të martës është parashikuar një mbledhje e mjekëve të klubeve, pastaj një takimi mes teknikëve dhe kapitenëve për të përcaktuar një protokoll të rinisjes së stërvitjeve. Sesione me grupe të vogla, grumbullime të blinduara dhe kontrolle të përditshme janë pikat rreth të cilave do të lindë dokumenti, por ndërkohë kanë nisur pakënaqësitë e para: Barcelona, në krye të klasifikimit, mendon se ka shumë nxitim për tu kthyer me rrezikun e dëmtimit të lojtarëve, të cilët nuk janë të bindur nga hipoteza e “izolimit” larg familjeve.

Rifillimi, siç ka bërë të ditur El Mundo Deportivo, duhet të bëhet me katër faza: e para, stërvitjet do të bazohen në kontrollet mjekësore, e dyta në stërvitjet individuale, e treta në stërvitjet në grupe jo më shumë se 8 lojtarë dhe e katërta me stërvitje kolektive. Objektivi është ai për të realizuar dy fazat e fundit (kthimi në qendrat sportive) duke nisur nga 4 maji, duke respektuar rregullat e rrepta të higjienës, kryerjen e testeve ditore dhe duke qëndruar të blinduar në grumbullim për të paktën 15 ditë.

Barcelona, siç u përmend, është e shqetësuar në lidhje me dëmtimet, por gjithashtu ka edhe dyshime se çfarë do të ndodhë në rast se gjenden lojtarë pozitivë me virusin, përveç frikës për polemika mbi kontrollet e vazhdueshme të lojtarëve, që do të dukeshin të privilegjuar. Trajneri Quique Setien dhe kapiteni Sergio Busquets tashmë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre dhe, sipas El Mundo Deportivo, janë gati të kundërshtojnë në mbledhje e parashikuar të martën me homologët e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë