Matthew Longstaff është futbollisti më pak i paguar në Premier League me 850 paund (rreth 975 euro) në javë me një rrogë mujore prej 3900 euro. Por mesfushori i Newcastle, i lindur në vitin 2000, nuk është tërhequr dhe ka vendosur të kontribuojë kundër emergjencës koronavirus, duke shkurtuar rrogën me 30%. Kjo shumë do të shkojë për vepra bamirësie në ndihmë të atyre që vuajnë nga koronavirusi, pjesë e nismës së Premier League “Players Together”.
Në rrjetet sociale, veprimi i djaloshit është vlerësuar shumë, veçanërisht nga tifozët e ‘Magpies’, për të cilët Longstaff është bërë një nga beniaminët e tyre, pas debutimit në skuadrën e parë përkrah të vëllait Sean, me një gol spektakolar, kundër Manchester United.

Thirrjes së Ministrit të Shëndetësisë, që kërkonte vlerësim më tepër për mjekët dhe infermierët që gjenden në linjën e parë të betejës, iu përgjigjën klubet që bëjnë pjesë në ligën elitare të futbollit anglez. Premier League kërkoi nga lojtarët të pranonin një shkurtim të pagës me 30%, për të mbrojtur vendet e punës të personave të tjerë. Ndërsa vetë Permier League ka rënë dakord të japë mbi 140 milionë euro për ligat e ulëta, si dhe 20 milionë euro për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




